Nga analiza e vitit 2025 te projektet në 2026,Instituti i Antropologjisë dhe ekspedita kërkimore për Atlasin Etnografik

Nga analiza e vitit 2025 te projektet në 2026,Instituti i Antropologjisë dhe ekspedita kërkimore për Atlasin Etnografik

Nga Julia Vrapi “Atlasi Etnografik” një projekt i Institutit të Antropologjisë, ku ekspedita kërkimore do të vijojë përgjatë këtij viti. Instituti i Antropologjisë ka si shtyllë kryesore veprimtarie kërkimin shkencor në lëmin e etnologjisë dhe folklorit, ku gjatë mbledhjes për analizën e punës kërkimore-shkencore të vitit 2025 dhe projeksionet kryesore për vitin 2026, u trajtuan dhe një sërë çështjesh dhe problematikash që lidhen me punën kërkimore. Për vitin 2026 parashikohen ekspedita kërkimore në kuadër të Atlasit Etnografik, një sërë veprimtarish kërkimore dhe shkencore, përfshirë ligjërata tematike, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, prezantime laboratorike dhe ekspozita, si dhe vijimi i angazhimit të studiuesve të institutit në procesin e mësimdhënies universitare. Instituti i Antropologjisë është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Shkencave, ku në këtë...