Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, sot u zhvilluan në Vlorë, homazhe në varrin e tij monumental. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e Ismail Qemalit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini dhe personalitete të tjera morën pjesë në këtë ceremoni përkujtimore. Ministri i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se duke përkujtuar veprën këmbëngulëse të Ismail Qemalit, ripërtërijmë paktin shekullor të Vlorës për pavarësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar Shqipërinë përpara. Ismail bej Vlora, ishte arkitekti i shtetit shqiptar, me një vizion shtetformues dhe guxim politik, ai i dha Shqipërisë pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte pasardhës i njërës prej familjeve më të...
Burimi:
javanews.al