Në ditëlindjen e 50-të të filmit “Beni ecën vetë”
Ishte viti 2007 kur regjisorja Xhanfise Keko, pak kohë para se të ndahej nga jeta, vendosi dhe shkroi kujtimet e jetës së saj personale, familjare, shoqërore dhe artistike në një libër të titulluar “Ditët e jetës sime”. Sot, në 50 -vjetorin e realizimit të filmit “Beni ecën vetë”, shkëputëm nga ky botim atë pjesë të kujtimeve të regjisores që rikthehet në sheshin e xhirimit për të na risjellë kohën dhe për të na rrëfyer emocionet, marrëdhëniet dhe atmosferën gjatë punës për realizimin e këtij filmi, ndër më të shikuarit dhe vlerësuarit brenda e jashtë Shqipërisë. Xhanfise Keko Koha dhe njerëzit e një filmi Janari i vitit 1976 ishte i ftohtë, megjithatë, krijuesit, realizuesit dhe aktorët e filmit “Beni ecën vetë”, po dhe dashamirësit e artit,...
Burimi:
sot.com.al