Ndryshon statuti i Akademisë, sistem i ri kategorizimi për kërkuesit shkencorë

Ndryshon statuti i Akademisë, sistem i ri kategorizimi për kërkuesit shkencorë

Nga Julia Vrapi Reforma dhe riorganizimi i njësive të albanologjisë do të jenë një prioritet për Akademinë e Shkencave për vitin 2026, duke siguruar që ato të kenë statusin e duhur për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e kërkimit shkencor. Ky angazhim është i lidhur ngushtë me zbatimin e ligjit për shkencën dhe statutin e Akademisë së Shkencave. Ndryshime në statutin e Akademisë së Shkencave dhe forcimi i rolit të instituteve kërkimore u bënë të ditura në mbledhjen e Asamblesë së këtij institucioni një ditë më parë. Sipas kryetarit të ASH akademik Skënder Gjinushi, ligji i ri i shkencës fut për herë të parë kategorizimin e kërkuesve shkencorë, duke afruar nivelin e tyre me praktikën europiane, dhe duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe përparimin...