Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Për Zhani Ziçishtin, një aktor që me dinjitet punoi si në skenën teatrale po ashtu edhe më magjinë e ekranit të madh nderimi dhe duartrokitjet janë pak. Kështu rrëfejnë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që si një karakter të çmuar të artit e përcjellin sot me ikjen e tij fizike në moshën 85-vjeçare. “Ai ishte një aktor me një botë shpirtërore të pasur. Ishte një aktor i talentuar, një aktor me një plastikë të mrekullueshme, e cila e ka ndihmuar që të realizojë role mjaft të bukur si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Madje edhe në rolet jo protagoniste, në rolet të dyta, ka krijuar figura që mbahen mend dhe do të jenë gjatë në kujtesën e spektatorit”, thotë njëri prej tyre. “Unë kam pasur...