Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi u bë i ditur këtë pasdite, teksa ai po trajtohej në spital. Teatri Kombëtar reagoi për humbjen e aktorit, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tij lanë gjurmë të rëndësishme në jetën artistike dhe në kujtesën e teatrit shqiptar. Kush ishte Fitim Makashi Fitim Makashi do të mbahet mend për profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin. Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër dhe nisi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1963. Karrierën e tij e zhvilloi si pedagog dhe aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), ku interpretoi një sërë rolesh të spikatura. Ai u shfaq...
Burimi:
javanews.al