Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Ndahet nga jeta ish-aktori dhe regjisori i njohur i Teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli
Nderron jetë ish-aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli. Homazhet do të zhvillohen nesër, më 10 janar, nga ora 09:00 deri në 12:00, në hollin e teatrit “Migjeni”. Edmond Mhilli, i lindur më 23 gusht 1947 në Shkodër, mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1970. Gjatë periudhës 1970–1974 punoi si regjisor në Pukë, ndërsa më pas për 15 vjet në Estradën e Shkodrës (1974–1989), duke kontribuar gjithashtu në Radio Shkodra dhe në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodrës. Pas vitit 2003, u angazhua në Teatrin “Migjeni”. Si regjisor, Mhilli u dallua për shijen e mirë, futjen në repertorin e Estradës së Shkodrës të skecit të gjatë dhe të komedisë me një akt, si dhe për trajtimin realist të situatave...