Ndahet nga jeta aktori i humorit Mane Lumani, një nga 4 “Parodistët e Vlorës”
Aktori i njohur i humorit Mane Lumani është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ai ishte një nga figurat më të dashura të humorit dhe pjesë e pandarë e grupit legjendar 4 Parodistët e Vlorës, që për dekada solli buzëqeshje dhe satirë të mprehtë për publikun. Karrierën e nisi në vitin 1974 si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës në Vlorë, ku u dallua për talentin në interpretim dhe aftësinë për të krijuar personazhe plot finesë. Me krijimin e grupit humoristik së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agalliun dhe më vonë Muhamet Likën, ai u kthye në një ikonë të humorit shqiptar, duke sjellë parodi dhe ironi që pasqyronin realitetin shoqëror e politik të...
Burimi:
vizionplus.tv