Nata e muzikës simfonike në Tiranë, që sjell veprat e kompozitorëve Prokofiev dhe Rachmaninoff

Nata e muzikës simfonike në Tiranë, që sjell veprat e kompozitorëve Prokofiev dhe Rachmaninoff

Nga Julia Vrapi Piano dhe orkestër në një mbrëmje të madhe muzikore. Veprat muzikore të përzgjedhura do të përcjellin emocione të thella dhe një përjetim artistik të veçantë, duke shpalosur bukurinë dhe fuqinë e muzikës simfonike. Skena e Teatrit të Operës dhe Baletit do të mbushet me emocionet e dy kryeveprave të mëdha të repertorit simfonik: Koncerti për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16 i Sergei Prokofiev dhe Simfonia nr. 2 në Mi minor, op. 27 e Sergei Rachmaninoff. Në piano do të interpretojë pianisti Kostandin Tashko, ndërsa orkestrën e TKOB-së do ta drejtojë dirigjenti Sergio Alapont. “Një mbrëmje që premton emocione të thella dhe një përjetim të veçantë artistik”, thuhet nga teatri për këtë koncert që do të zhvillohet mbrëmjen e datës...