“Nata e Kështjellave, Bëhet e gjelbër”, trashëgimia kulturore dhe mjedisi në një event

“Nata e Kështjellave, Bëhet e gjelbër”, trashëgimia kulturore dhe mjedisi në një event

“Nata e Kështjellave, Bëhet e Gjelbër” bashkon trashëgiminë kulturore me përgjegjësinë mjedisore, duke rritur ndërgjegjësimin mbi zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm. Ky event i veçantë, që përfshin kështjella dhe site arkeologjike të Ballkanit Perëndimor, do të zhvillohet më 8-9 maj, në kuadër të Ditës së Europës. Për këtë event, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se mirëpriti drejtuesin e Zyrës për Koordinimin e Programeve të BE-së në Komunën e Ulqinit, z. Arsllan Hajdinaga, si dhe z. Artan Lika, me të cilët do të përfshihen dy kalatë e qyteteve, të lidhura ngushtë historikisht dhe shpirtërisht, në projektin “Netët e Kështjellave”. DRTK Shkodër shprehet se “Nata e Kështjellave, Bëhet e Gjelbër” lidh trashëgiminë kulturore me përgjegjësinë mjedisore, duke e përdorur këtë nismë si një...