Namik Dokle promovon librin “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës” në 80-vjetorin e tij të lindjes

Namik Dokle promovon librin “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës” në 80-vjetorin e tij të lindjes

Shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u nderua në Akademinë e Shkencave në 80-vjetorin e lindjes, në një aktivitet që bëri bashkë personalitete të kulturës, shkencës dhe politikës. Në takim, Dokle u vlerësua si një personalitet i rëndësishëm i jetës kulturore e shkencore të Shqipërisë, ndërsa u promovua libri i tij më i ri, “Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës”. Vepra vjen si një rrëfim i gjerë letrar mbi historinë, duke përfshirë traditat dhe jetën e banorëve të krahinës së Gorës e duke ndërthurur kujtesën historike me rrëfimin artistik dhe dimensionin njerëzor të personazheve. Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole e vlerësoi librin e Dokles si një monument letrar që shpaloset me ngjyra të gjalla nga pena e shkrimtarit, ku kultivohen...