Namik Dokle prezanton veprën e re “Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës”

Namik Dokle prezanton veprën e re “Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës”

Një nga zërat e veçantë të letërsisë shqipe, shkrimtari Namik Dokle, prezantoi veprën e tij më të re. Aktiviteti u zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku morën pjesë personalitete të njohura të jetës akademike, letrare dhe politike. Vepra më e re u prezantua në 80-vjetorin e tij të lindjes, ku Majlinda Toçi, drejtoreshë e komanduar e Bibliotekës Kombëtare, në fjalën e hapjes të veprimtarisë, u shpreh e emocionuar për pjesëmarrjen e personaliteteve të larta në promovimin e veprës dhe e vlerësoi shkrimtarin Namik Dokle si një nga zërat më të veçantë të letrave shqipe. Ajo e paraqiti veprën e tij më të re “Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës”, si një rrëfim të gjerë letrar mbi historinë, duke përfshirë...