Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Muzikali “Katedralja” bazuar në romanin e Hygosë premierë në teatër, një histori dashurie, sakrifice dhe fati
Nga Julia Vrapi Muzikali “Katedralja” vjen në skenë bazuar në romanin e Viktor Hygosë. Ky muzikal vjen jo vetëm për artdashësit e Korçës, por edhe për të gjithë vizitorët, që do të jenë në ditët e fundit të këtij dhjetori në qytet, duke ofruar një përjetim artistik të veçantë. Premiera e muzikalit “Katedralja” me regji nga Xhuliano Brisku shfaqte këtë dhjetor në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhe sjell në interpretim aktorë të teatrit, balerinë, si dhe të tjerë artistë. Frymëzuar nga historia dhe pasioni që ka ngjallur ky roman, “Katedralja” shndërrohet në një ngjarje që nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një udhëtim i plotë që sfidon perceptimin tonë mbi dashurinë, fatin dhe sakrificën. Një nga kryeveprat e letërsisë botërore,...