Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto. Siç shkruan Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë dokument të rrallë hartografik, me impakt në gjithë oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg, shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga trysnia osmane në rritje. “Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit...