Muzeu i Artit Mesjetar ndërhyn për ruajtjen e ikonave, 83  të prekura nga insektet dezinfektohen

Muzeu i Artit Mesjetar ndërhyn për ruajtjen e ikonave, 83 të prekura nga insektet dezinfektohen

Nga Julia Vrapi Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga destinacionet e rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, ku dhe restaurimi i ikonave dhe objekteve të tjera muzeale është një proces i rëndësishëm për ruajtjen dhe jetëgjatësinë e tyre. Pas inspektimit nga komisioni i restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, u evidentua se 83 ikona kishin shenja infektimi nga insektet drungrënëse. Muzeu bën me dije se për të ruajtur dhe mbrojtur këto vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ato iu nënshtruan procesit të dezinfektimit. “Pas verifikimit nga komisioni i restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, u evidentua se 83 ikona paraqisnin shenja infektimi nga insektet drungrënëse. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre, ato iu nënshtruan procesit të dezinfektimit, një ndërhyrje e...