Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë rreth 182  mijë vizitorë në vitin 2025  

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë rreth 182  mijë vizitorë në vitin 2025  

  Muzetë e Krujës  në vitin që lamë pas kanë pritur mbi 212 mijë vizitorë. Kjo bëhet me dije nga Qendra Muzeore Krujë, që këto ditë janari të vitit 2026 publikoi dhe numrin vizitorëve në dy muzetë e Krujës. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë u hap më 1982 dhe është ndër më të vizituarit në vendin tonë, ku vjet ka pasur rreth 182 mijë vizitorë. “Mbi 212 mijë vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë gjatë vitit 2025. Rreth 182 mijë në Muzeun “Gjergj Kastrioti”. Mbi 30 mijë në Muzeun Etnografik. Faleminderit të gjithë vizitorëve të vitit 2025. Ju mirëpresim edhe në 2026!”, thuhet nga kjo qendër muzeore. Që në hyrje të muzeut të Skënderbeut, vizitorëve u shfaqet një grup skulptural madhështor, e cila ilustron...