“Mrekullitë e Arbërisë”, etno-muzikali që shpalos identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore
Nën tingujt e lahutës, me hijeshinë e xhubletës dhe fuqinë e polifonisë shqiptare, publiku përjetoi emocione të rralla dhe një udhëtim autentik në zemër të identitetit tonë kulturor. Dy mbrëmje me pasuritë tona kombëtare në UNESCO, por jo vetëm erdhën nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke sjellë në skenë thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore. Etno muzikali “Mrekullitë e Arbërisë” një premierë, që u soll në skenë në mbrëmjet e datave 22 dhe 23 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Entuziazmi dhe dashuria e spektatorëve bëri, që këto dy mbrëmje të mbeten të paharrueshme. Etno-muzikali “Mrekullitë e Arbërisë” erdhi si një udhëtim artistik në rrënjët e identitetit tonë, përmes thesareve shqiptare të shpallura pasuri e njerëzimit...
Burimi:
sot.com.al