Mozaiku i Tiranës në garë për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
“Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore” nga SONarchitects po merr vëmendjen ndërkombëtare, duke u nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Mozaiku i Tiranës, monument kulture i kategorisë së parë, përveç pjesës së muzealizimit të objekteve është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni. Nomimi i Mozaikut të Tiranës për këtë çmim u bë me dije nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, që shprehet ndër të tjera se ky nominim e pozicionin Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës. “Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Projekti “Mozaiku i Tiranës- Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën...
Burimi:
sot.com.al