“Moti i Madh”, një hap drejt UNESCO-s dhe ruajtjes së trashëgimisë arbëreshe

“Moti i Madh”, një hap drejt UNESCO-s dhe ruajtjes së trashëgimisë arbëreshe

Nga Julia Vrapi Shqipëria po përgatitet për të aplikuar për “Motin e Madh” në UNESCO, një iniciativë e rëndësishme për komunitetin arbëresh dhe për ruajtjen e identitetit të tij. Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh” është një pasuri e jashtëzakonshme traditash kulturore, rite festash, lindjesh, dasmash e vdekjesh, këngësh, vallesh, kostumesh popullore e zejesh. Ministri Blendi Gonxhja në Vatikan u takua me përfaqësues të komunitetit arbëresh, si dhe u bë pjesëmarrës së bashku me Ettore Bonanno, në podcast-in “Pop Arbëresh”, ku gjatë bisedës së zhvilluar me gazetarin arbëresh ai preku tema të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë, siç është dosja e “Motit të Madh” në UNESCO, muzeu Arbëresh etj. “Kemi procedurën për të bërë gati dosjen për të aplikuar edhe për “Motin e...