“Moisiu i ri” vazhdon të zbulojë zërat e rinj të teatrit
Festivali teatror “Moisiu i ri” do të sjellë të rinjtë drejt skenës profesionale për herë të parë. Përgjatë këtyre ditëve artistët e teatrit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit po zhvillojnëworkshope në gjimnazet e qytetit. Workshope janë zhvilluar në shkollat “Dhosi Liperi“, “Jusuf Hoti”, “Ismet Nanushi“, “OlsiLasko”, “Leonik Tomeo“, “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”. “Talenti, guximi dhe emocionet e para në skenë. “Moisiu i Ri” vazhdon të zbulojë zërat e rinj të teatrit”, thuhet nga ky teatër. Në fund të muajit mars pritet që të prezantohen shfaqjet e gjimnazeve pjesëmarrëse, ku do të ndahen çmime motivuese për talentet e reja. Ndërsa më datë 2 prill, në një datë simbolike që përkon me ditëlindjen e Aleksandër Moisiut, do të jepet shfaqja fituese e festivalit teatror “Moisiu i...
Burimi:
sot.com.al