Ministri Blendi Gonxhja pret Kryepeshkopin Joan: Ikonat e vjedhura të Labovës së Kryqit kthehen “në shtëpi”

Ministri Blendi Gonxhja pret Kryepeshkopin Joan: Ikonat e vjedhura të Labovës së Kryqit kthehen “në shtëpi”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joanin. Pas 14 vitesh mungesë, falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional midis Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ikonat kthehen aty ku përkasin.Gjatë takimit thanë: Fjala e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja: Sot kam kënaqësinë të mirëpres një vizitor të veçantë në Ministrinë tonë, Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin Joan. Për një arsye sa kulturore dhe shpirtërore. Falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, u bë i mundur shpëtimi nga trafikimi i pasurive me vlera kulturore kombëtare. Ekspertët identifikuan 10 ikona...