Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale emërimin e Arbër Minxhozit si Drejtor të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Sipas ministrit, eksperienca e Minxhozit fokusohet në zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata. “Me formim në administrim dhe menaxhim, përvojë të kombinuar në sektorin privat dhe publik, si dhe trajnim ndërkombëtar në lidership dhe qeverisje publike, përfshirë programe ekzekutive pranë Harvard Kennedy School, Arbër Minxhozi sjell një profil drejtuesi që ndërthur mendimin strategjik me një qasje bashkëkohore dhe të ndjeshme ndaj rolit të institucioneve kulturore. Përvoja...