Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, një objekt me vlera historike dhe arkitektonike
Memoriali i Skënderbeut në Lezhë përfaqëson një objekt me vlera të shumta historike dhe arkitektonike për Shqipërinë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se ai përfundoi së ndërtuari në vitin 1981, vendosur në një hapësirë të dukshme, sipërfaqja e tij është rreth 225 m2 duke përfshirë brenda tij rrënojat e Katedrales së Shën Nikollit, mbi të cilën ai është ndërtuar. I ideuar nga skulptori Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi, ky monument përfaqëson denjësisht madhështinë e Skënderbeut. Mbi pllakën e mermertë të varrit, janë vendosur kopja e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, marrë nga ato origjinalet të cilat ruhen në Kunsthistorisches Museum të Vjenës. Muret e Katedrales së Shën Nikollit, të ndërtuara në shekullin e XIV-të, janë të dekoruara me 25 shpata dhe mburojën...
Burimi:
sot.com.al