“Me zanin e Bjeshkëve” bashkoi traditën dhe energjinë e folklorit shqiptar në skenë
Një mbrëmje me “Me zanin e Bjeshkëve”, që solli në skenë atmosferë të veçantë për muzikën popullore shqiptare. Koncerti recital i Gëzim Nikës, i shoqëruar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, solli në skenë tingujt e maleve, meloditë e trashëgimisë sonë dhe energjinë e gjallë të folklorit shqiptar. Mbrëmja u pasurua edhe nga miq të veçantë të ftuar, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Fatmira Breçani, Aranit Hoxha të cilët me interpretimet e tyre i dhanë koncertit një dimension edhe më të fuqishëm artistik. “Një mbrëmje që jehoi me “Zanin e Bjeshkëve”, duke sjellë në skenën e TKOBAP-së një atmosferë të rrallë emocioni dhe krenarie për muzikën tonë popullore. Qindra artdashës mbushën sallën për të përjetuar një koncert që bashkoi traditën, pasionin dhe zërat...
Burimi:
sot.com.al