“Me fjalët e tyre” sjell dëshmi të drejtpërdrejta nga artistë të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve
Seria video “Me fjalët e tyre” sjell dëshmi të drejtpërdrejta nga artistë të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve (GKA). Ajo regjistron krijues, që kanë prekur dy periudha historike të artit shqiptar: Realizmin Socialist dhe krijimtarinë pas viteve ’90-të. Seria vazhdon me artistin Zef Shoshi, një artist me kontribute madhore në artet pamore. Për këtë seri videosh, Galeria Kombëtare e Arteve shpjegon se artistët intervistohen si subjekte të historisë së artit, me analizat, bindjet dhe hezitimet e tyre mbi institucionet, ekspozitat dhe tranzicionet që ndikuan zhvillimet e artit në Shqipëri. “E xhiruar posaçërisht projektin “Galeria Kombëtare e Arteve: Vështrim në kohë” dhe për arkivin digjital të GKA-së, seria nis një traditë ku zëri, imazhi dhe fjala e secilit artist funksionojnë si dokument i dorës së...
Burimi:
sot.com.al