Mbrëmje poetike për Kadarenë, aktorët risjellin pjesë nga krijimtaria e gjeniut të letrave shqipe
Këto vargje të shkruara nga Ismail Kadare u jetësuan në sallën e Teatrit Kombëtarë të Operës dhe Baletit, në një mbrëmje poetike kushtuar gjeniut të letërsisë shqipe. Një homazh i ndërtuar me finesë artistike, ku në qendër ishte vetëm fjala . Për Helena Kadarenë ky organizim u përjetua si një rikthim në universin krijues të Kadaresë. Mbrëmja poetike që mbante titullin e një prej krijimeve më të ndjera të Kadaresë, “Pa ty” u organizua nga regjisorja Driada Dervishi. Poezitë u interpretuan nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Zamira Kita dhe Arben Derhemi, të cilët sollën në skenë ndjeshmërinë dhe peshën e vargut të Ismail Kadares, mes një skenografie minimaliste dhe një ndriçimi intim që e përforconte atmosferën reflektuese. Mbrëmja poetike “Pa ty” u kthye kështu në...
Burimi:
vizionplus.tv