Mbrëmja Grand Gala në “Skampa”, skena e teatrit u kthye në një hapësirë emocionesh

Mbrëmja Grand Gala në “Skampa”, skena e teatrit u kthye në një hapësirë emocionesh

Shfaqje teatrore, koncerte të ndryshme, si edhe aktivitete të tjera kulturore përgjatë vitit që lamë pas në skenën e teatrit të qyteti të Elbasanit. Por kulmi i jetës artistike të vitit 2025 u shënua në teatrin “Skampa” në Elbasan me mbrëmjen Grand Gala 2025. Sipas teatrit, një mbrëmje sharmante, me hijeshi dhe dinjitet, ku Elbasani foli me gjuhën e artit. Skena e teatrit “Skampa” u kthye në një hapësirë emocionesh. “Nga madhështia e Skënderbeut, te valëzimi elegant i Danubit Blu, e deri te energjia e gjallë e Piratëve të Karaibeve, muzika ndërtoi ura mes historisë, botës dhe shpirtit bashkëkohor”, thuhet nga teatri. Orkestra Filarmonike e Elbasanit që ishte nën drejtimin artistik dhe dirigjimin e Gridi Krajës, me koncert maestër Zeqir Sulkuqi, dëshmoi se arti nuk...