Mblidhet Komisioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë, planifikim i veprimtarive të vitit 2026

Mblidhet Komisioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë, planifikim i veprimtarive të vitit 2026

Aktiviteti përgjatë vitit 2025 dhe projektet përgjatë këtij viti ishte në qendër të takimit që mblodhi këto ditë janari gjuhëtarët. Në fokus të diskutimeve ishin kërkimet shkencore në fushat e gjuhësisë, mësimdhënia e gjuhës në shkolla apo dhe organizimi i veprimtarive përkujtimore dhe jubilare për personalitete me kontribute të spikatura në albanologji dhe gjuhësi. Mbledhja e Komisionit të përhershëm të Gjuhësisë dhe të Letërsisë  u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në datën 8 janar me pjesëmarrjen e sekretares shkencore të ASHSH-së, akad. Anila Hoda; kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akad. Gëzim Hoxha, si dhe anëtarëve të komisionit dhe grupit të punës. Prof. dr. Anila Omari, kryetare e Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe të letërsisë paraqiti një raport mbi aktivitetin...