Mbi 20,000 vizitorë shqiptarë dhe të huaj në sitet kulturore gjatë janarit 2026

Mbi 20,000 vizitorë shqiptarë dhe të huaj në sitet kulturore gjatë janarit 2026

Sitet kulturore të Shqipërisë tërhoqën mbi 20,000 vizitorë gjatë janarit 2026, duke reflektuar rritjen e interesit për trashëgiminë historike dhe muzeale. Ministri Blendi Gonxhja publikoi numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj, që vizituan sitet tona kulturore gjatë janarit 2026, duke bërë me dije se bëhet fjalë për një numër mbi 20 mijë vizitorë. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë këtij muaji janë regjistruar 11,315 vizitorë në muzetë kombëtarë, 6,012 vizitorë në parqet arkeologjike, si dhe 2,693 vizitorë në kala dhe monumente kulturore. “5 sitet më të vizituara: Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë me 4,948 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër me 3,475 vizitorë; Kalaja e Gjirokastrës me 2,167 vizitorë; Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat me 1,604 vizitorë;...