“Mask”, ekspozita që eksploron tensionin midis asaj që ndihet dhe asaj që shihet
Nga Juljana Vrapi Ekspozita “Maks” prezanton një cikël veprash, ku maska bëhet mjet komunikimi dhe reflektimi mbi identitetin. Ekspozita më e re në galerinë FAB vjen këtë herë me punime nga artisti Viktor Ferraj. Veprat lëvizin midis figuracionit klasik dhe abstragimit ekspresiv, duke sfiduar perceptimin e publikut dhe duke eksploruar tensionin midis asaj që ndihet dhe asaj që shihet. Ekspozita “Mask” e Viktor Ferrajt shqyrton maskën, si një koncept që ka më shumë se një funksion. Maska nuk është vetëm një mënyrë për të fshehur identitetin ose emocionet e brendshme, por gjithashtu shërben për të shfaqur atë që ndiejmë, si ankthin apo dëshirën për t’u pranuar nga të tjerët. Ferraj e përdor këtë simbol për të eksploruar rolin, që maskat luajnë në jetën tonë dhe...
Burimi:
sot.com.al