Mars-dhjetor 2026, projektet “Zonja Plastika” dhe “Përrallat në Cirk” pjesë e kalendarit artistik të Cirkut Kombëtar

Mars-dhjetor 2026, projektet “Zonja Plastika” dhe “Përrallat në Cirk” pjesë e kalendarit artistik të Cirkut Kombëtar

Nga Julia Vrapi Dy shfaqje të reja premierë këtë vit në aktivitetin artistik të Cirkut Kombëtar. “Zonja Plastika” dhe “Përrallat në Cirk” janë përzgjedhur si pjesë e kalendarit artistik. Përzgjedhja e këtyre dy projekteve, që janë pjesë e aktivitetit artistik këtë vit u bë pas shpalljes së thirrjes publike për paraqitjen e projekteve të reja artistike në janar 2026. Cirku Kombëtar bën me dije se në përfundim të procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve artistike të paraqitura, bordi artistik pranë tij miratoi dy projektet si fituese. ““Zonja Plastika”, autore Delinda Disha, “Përrallat në Cirk” autore Romina Kaso”. Vendimmarrja është bazuar në kritere artistike, inovacionin skenik, konceptin regjisorial, përfshirjen e elementeve bashkëkohorë të artit të cirkut, si dhe ndikimin edukativ e kulturor për publikun”, thuhet...