“Malinconia” në hollin e TKOB, koncerti nga pianistja Etrita Ibrahimi dhe sopranoja Simona Karafili

“Malinconia” në hollin e TKOB, koncerti nga pianistja Etrita Ibrahimi dhe sopranoja Simona Karafili

Recitali vokal-instrumental “Malinconia” do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke sjellë për publikun një udhëtim artistik që kalon nga finesa e melodive të buta dhe të rrjedhshme drejt një shprehjeje më intensive dhe të ngarkuar emocionalisht. Sopranoja Simona Karafili dhe pianistja Etrita Ibrahimi do të interpretojnë një program ku ndërthuren stile, epoka dhe ndjeshmëri të ndryshme, të harmonizuara në një linjë të vetme artistike. “Malinconia” vjen si një dialog i ndjerë mes zërit dhe pianos, ku çdo frazë muzikore krijon një atmosferë intime dhe të thellë për publikun. Të pranishmit do të kenë mundësinë të përjetojnë këtë eksperiencë të veçantë artistike mbrëmjen e sotme në hollin e Teatrit Kombëtar të operës dhe Baletit./vizionplus.tv