Ligji i aktual i sponsorizimeve i pazbatueshëm, Skena e Pavarur Kulturore kërkon reformë urgjente

Ligji i aktual i sponsorizimeve i pazbatueshëm, Skena e Pavarur Kulturore kërkon reformë urgjente

Nga Julia Vrapi Sektori i artit dhe kulturës në vendin tonë kërkon formalizim, rritje të qëndrueshmërisë së prodhimeve kulturore dhe rregulla të qarta për mbështetjen financiare private. Ligji i aktual i sponsorizimeve në vendin tonë, sipas artistëve, profesionistëve dhe drejtues të organizatave kulturore është i pazbatueshëm, ndaj ata kërkojnë një reformë urgjente. Rrjeti Skena e Pavarur Kulturore (SPK) organizoi të mërkurën takim me artistë, profesionistë, organizata dhe aktivistë të SPK-së , në kuadër të procesit të konsultimit publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”, të publikuar më 14.1. 2026, i cili synon të rregullojë mbështetjen me donacione dhe sponsorizime të veprimtarive me interes publik në Republikën e Shqipërisë. Përmes këtij takimi, Skena e Pavarur Kulturore (SPK) evidentoi problematikat kryesore të ligjit aktual të sponsorizimeve, duke...