Letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve publikohet nga Biblioteka Kombëtare

Letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve publikohet nga Biblioteka Kombëtare

Letra në të cilën shprehet shqetësimi për gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të kulturës dhe aktualitetit të kohës, pjesë e korrespondencës mes Faik Konicës dhe At Shtjefën Gjeçovit, u publikua një ditë më parë nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt, Biblioteka Kombëtare solli në vëmendje korrespondencën mes Konicës dhe At Shtjefën Gjeçovit, ku shprehet se është dëshmi e një dialogu të thellë imtelektual mbi çështjen kombëtare. “Një letër, një vizion, një kujtesë historike! Me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, sjellim në vëmendje këtë letër që Faik Konica i drejton At Shtjefën Gjeçovit, ku ngrihet shqetësimi për gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të kulturës dhe aktualitetit të kohës. Kjo korrespondencë...