Ortakolli – Lugina e mjegullave

Ortakolli – Lugina e mjegullave

Bajram Mjeku Vendlindja ime shtrihet në zonën e Ortakollit. Emri i zonës nuk ka etimologji nga gjuha turke, pasi vet banorët i kanë dhënë këtë emër. Mbrapa shpinës është ortak me Drenicën, përballë me Kosovën Qendrore. Në këtë zonë, janë vetëm fshatrat që shtrihen rrëzë maleve të Qyqavicës. Në Qyqavicë, netëve të verës shquhen vajet e qyqeve dhe dimrit, oshëtima e çarjes së lisave nga acari dhe ulërima e ujqëve të uritur. Ortakolli është udhëkryqi i të gjitha luftërave që kanë ndodhur në Kosovë. Kur vendi ishte nën sundimin serb, emri i fshatit kishte etimologji sllave që ka kuptimin e drurit të shkozës. Kur viset shqiptare u bashkuan nën Federatën e Italisë fashiste, gjyshi im Sali Haxhia që fliste me pasion për Tri vjet Shqipni,...