Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

Nga Prof. Asoc. Dr. Arian Leka Libri Shqipëria prej letrave i Ben Andonit përfaqëson një nga ndërhyrjet më të qëndrueshme metodologjike në studimet bashkëkohore mbi historinë e mendimit shqiptar të shfaqur përmes letërkëmbimit. Duke e zhvendosur vëmendjen nga diskurset normative të historiografisë zyrtare drejt epistolaritetit si formë arkivore, diskursive dhe kulturore, vepra ndërton një paradigmë të kërkimit shkencor, që e trajton letrën jo si burim dytësor, plotësues apo ilustrues, por si hapësirë autonome të prodhimit të dijes dhe të formësimit të vetëdijes kolektive. Letërkëmbimi në këtë libër konceptohet si dokument me vlerë të shumëfishtë. Ai është tekst, objekt material dhe akt komunikimi, ku dimensioni privat ndërthuret me atë publik dhe ku individualja takon me historiken. Në këtë kuptim, studimi i Ben Andonit në librin Shqipëria prej letrave (Papirus,...