Lahuta në UNESCO, Gonxhja: Krenarë për një identitet, që sot e njeh e gjithë bota

Lahuta në UNESCO, Gonxhja: Krenarë për një identitet, që sot e njeh e gjithë bota

Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës është përfshirë në listën përfaqësuese të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s. Por aktiviteti i zhvilluar më 19 dhjetor shërbeu si një moment i veçantë për të festuar këtë arritje, duke përfshirë performanca dhe dëshmi të gjalla që lidhen me lahutën dhe kulturën shqiptare. Në aktivitetin, që u zhvillua në HangArt, tek Parku i Artit në Kinostudio u përcoll një pjesë e kulturës dhe artit të lahutës, ku të pranishëm ishin ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, si dhe artistë, lahutarë të njohur, studiues e më gjerë. Ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjete sociale shprehet se tradita u përcoll përmes performancave. “Një fill...