Laboratori i Restaurimit në Muzeun e Artit Mesjetar, gjatë vitit 2025  në proces restaurimi dhe konsolidimi 21 ikona  

Laboratori i Restaurimit në Muzeun e Artit Mesjetar, gjatë vitit 2025  në proces restaurimi dhe konsolidimi 21 ikona  

Nga Julia Vrapi Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga destinacionet e rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, ku ikona apo dhe objekte të tjera muzeale i nënshtrohen restaurimit dhe konsolidimit përpara se të ekspozohen. Restaurimi i tyre është një proces, që kryhet te Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit, që është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM në Korçë. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konsolidimit të këtij muzeu restaurohen çdo vit ikona nga autorë të mirënjohur, të cilët ia shtojnë vlerat artistike dhe historike këtij koleksioni muzeal, ku vjet sipas muzeut janë restauruar 21 ikona. “Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit gjatë vitit 2025 ka futur në proces restaurimi dhe konsolidimi 21 ikona të planifikuara. U...