Kur Europa digjte veten në zjarrin apokaliptik, Stefan Zweig dhe gruaja e tij, dorëzuan shpirtrat e dëshpëruar
Ata nuk po flenë. Nata që mbeti pas tyre ishte koha që shtrin krahët e vdekjes, ku ata, Stefan Cvajg, Elisabeth Charlotte (Lotte), gruaja e tij, kërkuan prehjen e përgjithmonshme. Jetuan së bashku, u përfshinë spirtërisht në tragjizmin e një Evrope që digjte vetveten në zjarrin apokaliptik të luftës, dhe gjetën në vete dhimbjen dhe dëshpërimin e vetëfajësisë, duke kërkuar te vetëvrasja nënshkrimin e një aktakuze ndaj mëndjeve të kthjellëta dhe vetëdijeve të përgjegjshme për mizoritë e një barbarie që i bënte të gjithë fajtor, të gjithë viktima. Në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1942, në adresën Gonçalves Dias 34, në Petropolis, dera e një dhome qëndroi e mbyllur më gjatë se zakonisht. Heshtja kishte një peshë të pazakontë. Kur policia hyri, gjeti një...
Burimi:
ntv.al