Kultura jomateriale në Shqipëri, vallja e Ngjalës, dyshe Myzeqare, veshja zadrimore dhe dijebërja e qeleshes marrin…
Nga Julia Vrapi Disa nga pasuritë e kulturës shqiptare janë shpallur “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale mori këtë vendim gjatë mbledhjes së radhës, duke vlerësuar traditat më të vyera dhe karakteristike të popullit shqiptar. Në këtë listë përfshihen dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore, vallja e Ngjalës, vallja dyshe myzeqare, dijebërja e qeleshes (plisi, këlsula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi) dhe tradita e thurjes me gjilpërë me oje, ojna, ojma ose cimb. Kjo u bë me dije një ditë më parë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila thekson se këto thesare mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar. “Jo vetëm zakone apo forma arti, këto pasuri janë rrënjët...
Burimi:
sot.com.al