“Ku ka si Tirona” me artistët e Ansamblit Popullor në skenë

“Ku ka si Tirona” me artistët e Ansamblit Popullor në skenë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore këtë vit artistik e nisi me koncertin, që u zhvillua për dy mbrëmje me radhë “Ku ka si Tirona” . Një koncert këtë janar 2026 kushtuar Tiranës, qytetit të bujarisë, traditës dhe mirëpritjes. Kjo shfaqje, erdhi si një ogur i mirë për hapjen e vitit artistik të Ansamblit Popullor, i cili, përmes ciklit “Thesaret e shpirtit”, do t’i sjellë publikut shqiptar në skenë perlat më të çmuara të folklorit tonë kombëtar. Në këtë premierë në mbrëmjet e datave 19 dhe 20 janar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ishin solistë vokal, valltarë të ansamblit dhe artistë të tjerë të ftuar, që sollën energjinë e brezave dhe identitetin e një qyteti, që nuk ka reshtur kurrë...