Kryeveprat e Prokofiev dhe Rachmaninoff në interpretim të Kostandin Tashkos dhe Orkestrës Simfonike të TKOB
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, muzika u shpreh përmes emocioneve të forta dhe interpretimit virtuoz të pianistit Kostandin Tashko dhe Orkestrës Simfonike të TKOB, nën drejtimin e maestros Sergio Alapont. Ky koncert solli për publikun dy kryevepra botërore. Nga vrulli dhe energjia e Prokofiev, te rrëfimi i thellë dhe melankolia e Rachmaninoff, çdo tingull u kthye në ndjesi që pushtoi sallën. Në këtë koncert që u zhvillua më 17 mars në mbrëmje për publikun erdhën dy kryevepra të mëdha të repertorit simfonik: Koncerti për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16 i Sergei Prokofiev dhe Simfonia nr. 2 në Mi minor, op. 27 e Sergei Rachmaninoff. Kostandin Tashko interpretoi në këtë koncert në vijim të aktivitetit të tij artistik, jo...
Burimi:
sot.com.al