Krijohet Forumi i Shkrimtarëve, synon të ushtrojë ndikim te institucionet për politikat letrare

Krijohet Forumi i Shkrimtarëve, synon të ushtrojë ndikim te institucionet për politikat letrare

Letërsia dhe shkrimtarët shqiptarë kanë qenë shpesh në qendër të debateve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të autorit, konkurset letrare dhe dhënien e çmimeve, debate që jo gjithmonë kanë gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Në vazhdim të këtyre problematikave, për herë të parë është krijuar Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë, që synon të ushtrojë një ndikim ndaj institucioneve vendimmarrëse, në funksion të ndërtimit të politikave kulturore letrare. “Duke analizuar secili në mënyrë individuale dhe më vonë, duke rënë dakord mbi të ashtuquajturën gjendje të leximit publik në Shqipëri, një gjendje e cila është njëkohësisht gjithnjë më e mjerë dhe gjithnjë më problematike. Produkti i shkrimtarit, që është libri, ende, pas tridhjetë e pesë vjetësh tranzicion të stërzgjatur, nuk ka arritur të gjejë vendin e...