Kostandin Tashko koncert në TKOB, pianisti shqiptar do të interpretojë pjesë të kompozitorit rus Sergei Prokofiev
Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, pianisti Kostandin Tashko po përgatitet të rikthehet përpara publikut shqiptar me një koncert që premton të sjellë një nga veprat më sfiduese të repertorit pianistik. Pianisti, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij muzikor në Itali, vjen në Tiranë e do të interpretojë koncertin për piano nr. 2 të kompozitorit rus Sergei Prokofiev, një vepër e njohur për intensitetin dramatik dhe virtuozitetin e saj të jashtëzakonshëm. Në skenën e TKOBAP-së, Tashko do të shoqërohet nga orkestra e operës, nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont. Për pianistët, repertori qe do të interpretojë ndërthur fuqinë teknike me një thellësi të madhe emocionale. Rikthimi i pianistit Kostandin Tashko në skenën shqiptare shënon një moment të veçantë...
Burimi:
vizionplus.tv