Korça mikpret ekspozitën e pranverës me artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse
Artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse janë bërë bashkë në Korçë në ekspozitën e pranverës me punimet e tyre. Shumica e pjesëmarrësve e vlerësuan këtë aktivitet si një formë ballafaqimi dhe ndarje përvojash artistike. Për kuratorin Fatos Bylykbashi, një ekspozitë kaq gjithëpërfshirëse rikthehet pas shumë vitesh, duke sjellë piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. “Është pranvera e rishfaqur. Prej vitesh nuk mbahej një ekspozitë e kësaj natyre, që nga koha e monizmit, ndaj këtë herë e sollëm ndryshe. Nuk e lamë vetëm me artistë lokalë, por ftuam piktorë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët prezantohen në qytetin e Korçës për të qenë dëshmitarë të punës së njëri-tjetrit”, thotë Fatos Bylykbashi, kurator i ekspozitës. Abdullah Gjongecaj vjen për herë të...
Burimi:
sot.com.al