Konferenca ndërkombëtare për frazeologjinë e gjuhës shqipe, studime dhe perspektiva Ballkanike

Konferenca ndërkombëtare për frazeologjinë e gjuhës shqipe, studime dhe perspektiva Ballkanike

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Frazeologjia e gjuhës shqipe në arealin gjuhësor ballkanik” mblodhi studiuesit në Akademinë e Shkencave. Me kumtesat e tyre ata sollën perspektiva të reja për zgjerimin e tematikës së studimeve gjuhësore, rolin e frazeologjisë në gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera të rajonit, përkthimin e një entiteti frazeologjik nga një gjuhë e huaj në gjuhën shqipe, shprehjet e urtësisë dhe e etnografisë së të folurit ndër shqiptarë, procesin e rrudhjes dhe shpërbërjes së njësive frazeologjike, përdorimet diskursive të frazeologjisë; rolin e frazeologjisë në gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera të rajonit, etj. Veprimtaria u mbajt disa ditë më parë me organizimin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë....