Koncerte për festat në Korçë, dirigjenti kosovar Trimor Dhomi “krijon” korin me shumë zëra

Koncerte për festat në Korçë, dirigjenti kosovar Trimor Dhomi “krijon” korin me shumë zëra

Për të katërtin vit radhazi, dirigjenti i njohur kosovar Trimor Dhomi i ka dhuruar artdashësve korçarë një koncert a cappella, duke sjellë këngë të njohura jo vetëm nga qyteti i serenatave, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse. Edhe kësaj here, Dhomi ia ka dalë të ndërtojë një kor a cappella me shumë zëra, pavarësisht faktit se një pjesë e madhe e këngëtarëve ishin amatorë, duke konfirmuar nivel artistik dhe pasion që përcillet në çdo interpretim. Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Zamira Kita, u shpreh se aktivitetet kulturore do të vijojnë, pasi Korça tashmë është shndërruar në qytetin e festave. Gjatë gjithë muajit dhjetor, Bashkia ka organizuar një sërë koncertesh dhe aktivitetesh festive në Pazarin e Vjetër, në pedonale dhe në ambientet...