Koncerte festive për Krishtlindjet, aktivitete për fundvitin në disa qytete të vendit

Koncerte festive për Krishtlindjet, aktivitete për fundvitin në disa qytete të vendit

Mbrëmjen e djeshme, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv të natës së Krishtlindjes, “Tinguj & Fjalë”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë. Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik, me vepra nga kompozitorë të mëdhenj duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive në zemër të kryeqytetit. Mbrëmja festive u ndoq nga qytetarë e vizitorë te huaj, të cilët përjetuan një Krishtlindje me muzikë të përzgjedhur në zemër të Tiranës. Nuk mungoi atmosfera festive as në qytete të tjera të Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme për korçarët dhe turistët e shumtë që kishin zgjedhur qytetin më të madh në juglindje të vendit u mbajten...