Klasikja dhe bashkëkohorja takohen në “Opera & Ballet Night”
Nga Julia Vrapi Vepra nga kompozitorë të operës dhe fragmente koreografike në një natë të vetme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Këtë janar vjen në skenë “Opera & Ballet Night” një mbrëmje dedikuar operës dhe baletit, që bën bashkë në skenën operistike solistët lirikë, solistët dhe trupën e baletit, si edhe Orkestrën Simfonike, në një dialog të ndjerë mes zërit, lëvizjes dhe muzikës. “Opera & Ballet Night” në mbrëmjen e datës 17 janar është edhe pjesë e kalendarit artistik këtë muaj të parë të vitit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Një përvojë skenike e ndërtuar si një mozaik artistik, ku ariet dhe duetet më të njohura të repertorit operistik botëror ndërthuren natyrshëm me ekstrakte baleti nga krijime klasike dhe...
Burimi:
sot.com.al