Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Katar: çmime për emra prestigjozë të përkthimit nga arabishtja në shqip
Këto ditë, më 9 dhjetor, në Doha të Katarit, Departamenti i Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës u nderua me çmimin “Sheikh Hamad për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar”. Ky çmim prestigjioz i jepet individëve dhe institucioneve që kontribuojnë në përkthime nga gjuha arabe në gjuhë të huaja dhe promovojnë dialogun ndërkulturor. Në edicionin e 11-të të çmimit, juria vlerësoi punën dhe kontributin 53-vjeçar të profesorëve të Departamentit të Orientalistikës në fushën e përkthimit të veprave letrare dhe kulturore nga arabishtja në shqip. Përveç Departamentit, fitues nga Kosova këtë vit ishin edhe dy profesorë të pensionuar, prof. Feti Mehdiu dhe prof. Muhamed Mufaku. Në të kaluarën, profesori tjetër i këtij Departamenti, prof. Isa Memishi, kishte fituar të njëjtin çmim në vitin 2017 për...